Liverpuli dhe Reali i Madridit do të ndeshen në finalen e madhe të Champions-it në Kiev, më 26 maj. Rrugën për në kryeqytetin ukrainas e kanë siguruar vetëm dy ekipe nga 32 gjithsej që e nisën e atë në fazën e grupeve. UEFA publikoi, dje, çmimet dhe shpërndarjen e biletave për duelin e mezipritur në stadiumin legjendar “Olimpiski” që ka një kapacitet prej 70 000 ndenjësesh, por në këtë ndeshje finale do të jenë të pranishëm 63 000 shikues. Klubet që do të luajnë në finale, do të marrin nga 16 626 bileta që do të thotë pak më shumë se 60 për qind të kapacitetit. 25 për qind të biletave do t’u jepen sponsorëve dhe organizatorëve, kur pjesa e mbetur, rreth 7000 bileta, do të nxirret në shitje të lirë.
Bileta më e lirë do të kushtojë 48 sterlina, kurse ato më të shtrenjtat- 394 sterlina, por, sidoqoftë, vetkuptohet që çmimet e tyre do të arrijnë në stratosferë në “tregun e zi”. Nga UEFA njoftohet se mikpritës në këtë ndeshje konsiderohet Reali i Madridit që është titullmbajtës.
Sfidanti.al