Klopi ka problem me muajin e  Ramazanit para finales së Kievit!

Para finales së sivjetme të Champions-it që do të zhvillohet, më 26 maj, në Kiev, mes Liverpulit dhe Realit të Madridit, trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, do të ketë një problem me dyshen vendimtare Salah-Mane. Gjatë kohës së ndeshjes finale, të dy lojtarët e tij, Mohamed Salah dhe Sadi Mane, të dy myslimanë, në pritje të festës së madhe fetare myslimane të Ramazanit, do të jenë në agjërim e sipër (15 maj – 15 qershor).

Salahu dhe Mane nuk do të guxojnë që të hajnë dhe të pijnë gjatë kohës që nga lindja deri në perëndim të diellit. Problemi bëhet edhe më i madh se ditën e ndeshjes finale në Kiev dielli do të lindë në orën 05:00 dhe do të perëndojë në 20:45, pikërisht, kur edhe fillon ndeshja!

I vetmi lajm i mirë është se të dy futbollistët e lartpërmendur do të mund të pijnë ujë, si edhe të prekin ndonjë ushqim në pauzën e ndeshjes. Salahu dhe Mane ndodhen në një formë të shkëlqyer, por Ramazani mund të ndikojë disi te përgatitja e tyre.

Te Reali i Madridit, mysliman është vetëm Karim Benzema, por ai ka vite që nuk i respekton zakonet myslimane.

Sfidanti.al