Mertensi mund të largohet nga Napoli për një shumë “qesharake”

Futbollisti belg, Dris Mertens, ka disa sezone që po luan shumë mirë me Napolin dhe shumëkush konsideron se ka ardhur koha që ai të bëjë një hap të ri të madh përpara në karrierën e tij. Mertensi, duke luajtur me Napolin, ka treguar se bëhet fjalë për një lojtar mjaft kualitativ. Gazeta “San” shkruan se trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, ka disa muaj që po e ndjek këtë futbollist.

Mediume të ndryshëm në Itali shkruajnë se Mertensi, në kontratën e tij, ka një klauzolë shitjeje prej vetëm 25 milionë eurosh që fare lehtë mund ta aktivizojnë shumë klube jashtë Apenineve.

Sfidanti.al