Andrea Beloti nuk e ka mohuar se mund të largohet gjatë verës nga Torino. Futbollisti 23 vjeçar, I cili tashmë është në fokusin e klubeve më të mëdha të kontinentit, në 18 paraqitje në Serinë A ka shënuar 14 gola. Arsenali dhe Çelsi janë klubet që tashmë janë duke përgatitur oferta konkrete dhe klubi numër 2 i Torinos është I destinuar të dorëzohet.
Ndërkohë që edhe vetë Beloti ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga skuadra aktuale, nëse ajo nuk arrin të kualifikohen ne garat Evropiane. Torino mban vendin e tetë në renditje, me 30 pikë, shtatë më pak se “zona Euro”. “A do të largohem nga Torino? Askush nuk e di të ardhmen. Por, nëse nuk kualifikohemi në garat evropiane do të jetë një faktor i rëndësishëm që të më shtyjë ta bëjë këtë”, ka thënë sulmuesi I Kombëtares së Italisë.
Sfidanti.al