Vanda Nara paralajmeron Interin: Rinovim ose do te largohet

Mauro Ikardi eshte shqetesimi kryesor per Interin per sezonin e ardhshem. Sulmuesi argjentinas ka nje kontrate me zikaltrit deri ne 2021 me nje klauzole te zgjidhjes se saj prej 110 milione Eurosh dhe tani pritet vetem rinovimi i saj qe nuk po vjen.

Ne kete pike nderhyn bashkeshortja e futbollistit Vanda Nara qe paralajmeroi klubin duke ndezur sinjaletne alarmit edhe te tifozet e Interit.

‘Ikardi eshte ne nje situate mes rinovimit dhe largimit-tha Vanda Nara per median argjentinase-jane disa klube qe po ushtrojne presion per te siguruar sherbimin e Ikardit. Skuadrat me te mira ne Evrope jane gati qe te paguajne klauzolen e kontrates se tij qe nuk eshte shume e larte. Interi eshte prioritet, por shume klube po bejne presion’.

Me pas Vanda Nara konfirmoi se se shpejti do te zhvillohet nje takim me drejtuesit e Interit ne lidhje me kontraten e Mauro Ikardit.

Sfidanti.al