Toka e premtuar, edhe Ikardi tundohet nga transferimi në Kinë

Edhe Mauro Ikardi nuk i shpëton tundimit. Sulmuesi argjentinas, i cili po ndihmon aq shumë për rimëkëmbjen e Interit, ka deklaruar se mund të transferohet në Kinë edhe pse është i lumtur tek skuadra nga Milano. “Jam shumë i lumtur tek Interi dhe më pëlqen të luaj në Serinë A, por në çdo moment mund t’i bashkohem kampionatit kinez”, ka deklaruar Ikardi.

“Jam vetëm 23 vjeç, pra shumë i ri për të ndërruar continent, por mund ta mbyll karierën në Kinë. Megjithëse nuk do të jetë befasi edhe nëse transferohem më herët”, përfundon bomber argjentinas.