Tifozët e Juventusit; peticion për binjakëzim me ata të Lazios

Vite më parë tifozët e Juventusit dhe të Lazios nuk kanë qenë ndër më të mirat, por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar. Situata është përmirësuar ndjeshëm, ndoshta që nga 5 maji i 2002 kur Lazio bëri që Interit t’i rrëshqiste nga duart titulli kampion i Serisë A për të parë që të shkojë tek Juventus, një datë që nuk do të harrohet nga zikaltrit. Të njëjtën gjë duket se Lazio po e bën edhe këtë vit këtë radhë në dëm të Romës sic e tregoi edhe fitorja në derbi. Një situatë kjo që ka shtyrë tifozët e Juventusit që nëpërmjet grupimeve të tyre në rrjetet sociale të ndërmarrin një nismë të vecantë, firmosjen e një binjakëzimi me tifozët e Lazios. Firma e peticionit do të bëhet në portalin change.org ku është publikuar edhe një komunikatë ku tifozët bardhezinj ndër të tjerat kujtojnë se një binjakëzim të tillë kanë bërë edhe me tifozë të skuadrave të tjera mes të cilëvë ata të Den Haag apo Legia Varshavë.

sfidanti.al