Falcao besnik i Monacos: Shpresoj të rinovoj kontratën me këtë skuadër

Radamel Falcao nuk ka ndërmend të largohet nga Principata e Monacos. Sulmuesi kolumbian u rrëfye në një intervistë për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’ ku ndër të tjerat ai foli edhe për të ardhmen. ‘Shpresoj që të rinovoj kontratën me Monacon-ishte deklarata e Falcaos-këtu ndihem shumë mirë dhe kjo vlen edhe për bashkëshorten e vajzën time. Gjithnjë kam qenë në paqe me qytetin e skuadrën dhe unë shpresoj që të më jepet mundësia që të vijoj jetën time këtu’. Monaco po përjeton një sezon shumë të mirë. Në kampionat është në vendin e parë me 3 pikë më shumë se Paris St.Germain e një ndeshje më pak, ndërsa në Ligën e Kampioneve ka arritur deri në gjysmëfinale ku të mërkurën do të përballet me Juventusin

sfidanti.al