Tare ia perplas deren në fytyrë Juves e Napolit; Inzagi, te Lazio të paktën edhe 2 sezone.

Lazio po përjeton një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Simone Inxagit. Skuadra romane ëshhtë në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, ndërkohë që në Europa League është në cerekfinale ku do të luajë ndaj Salzburgut. Kjo ka bërë që dy skuadrat që kryesojnë Serinë A, Juventus dhe Napoli të shfaqin interesin për trajnerin e Lazios. por Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare deklaroi se Inxagi nuk do të largohet nga skuadra bardhekaltër.

‘Unë dhe Lotito e dinim që Inxagi ishte i destinuar të ishte me ne-tha Tare-Nuk është gati as për Juventusin e as për Napolin sepse është pjesë e Lazios të paktën edhe për 2 sezone. Do të duhet të kalojë kohe deri në largimin e tij. Inxagi është i lidhur me klubin  dhe ne nuk duam ta humbasim atë të paktën jo përpara mbylljes së kontratës dmth edhe për 2 vjet të tjerë. Unë uroj që ai të qëndrojë 20 vjet jo 2’.

sfidanti.al