Sezoni fantastik që po zhvilllon rahim Sterling rezulton të jetë një thikë me 2 presa për skuadrën e Mançester Sitit, nga njëra anë sulmuesi anglez po jep kontributin e tij në skuadër që është drejt fitimit të titullit në Premier League ndërkohë që në Ligën e kampioneve është në cerekfinale, nga ana tjetër kjo formë e tij ka ngjallur interesin e disa klubeve të rëndësishme evropiane mes të cilëve është edhe Reali i Madridit.
Duke parë këtë situatë, drejtuesit e Sitizens po mendojnë që të hapin bisedimet me futbollistin për rinovimin e kontratës që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës e cila sipas Daily Mirror do të shkojë në 205 milionë Euro në javë edhe pse Sterling ka edhe 2 vjet në kontratën e tij me Mançester Sitin. Gjithsesi, Sterlin ashtu sikurse edhe shoku i tij i skuadrës, Gabriel Zhezus ka vendosur që të presë përfundimin e Botërorit të Rusisë për të nisur bisedimet me drejtuesit e klubit anglez dhe për të parë sesi do të shkojnë gjërat në merkaton e transferimeve ku Reali i Madridit pritet të jetë protagonist
sfidanti.al