Tomas Myleri kundër Uli Hënesit: Trajneri gjerman? Përse vallë?!

Opinioni “ortodoks” i drejtuesve të sotëm të Bajernit është që trajner i skuadrës duhet të jetë një gjermanishtfolës. Kjo tezë u artikulua nga Uli Hënes e Karl-Hajnc Rumenige menjëherë pas shkarkimit të Karlo Ançelotit, dhe gjeti mishërimin më të përsosur tek Jup Hajnkesi.

Gjithsesi, Hajnkesi do të largohet në fund të sezonit dhe bavarezët duhet të gjejnë pasardhësin. Sipas Hënesit e Rumeniges duhet të jetë gjerman (dhe kandidaturat nuk mungojnë), por nëse pyetet një nga lojtarët më të rëndësishëm, si Tomas Myler, ky fakt nuk ka shumë rëndësi.

“Pak rëndësi ka nëse flet me këmbë, me duar apo me fjalë, – u shpreh sulmuesi, – e rëndësishme është që të merresh vesh, dhe kjo është e mundur në shumë mënyra”. Myler pati probleme me Ançelotin (më pak me Guardiolën), por nuk ia ka frikën një trajneri të huaj. Gjithsesi, ai nuk dëshiron të merret shumë me këtë temë. “Në kontratën time nuk është gjë e shkruar që unë jam përgjegjës për gjetjen e trajnerit”, – përfundoi ai me të qeshur.

Sfidanti.al