Legjenda e futbollit italian dhe botëror, Alesandro Del Piero, është i bindur se Xhixhi Bufoni nuk duhet t’i japë fund karrierës së tij në fund të këtij sezoni dhe si ai mund të shërbejë si frymëzim për kthimin e përfaqësueses italiane në rrugët e vjetra fituese. Ai sheh te bashkëlojtari i tij i dikurshëm te Juventusi opsionin më të mirë që të shërbejë si motor në procesin e rivitalizimit të ekipit kombëtar italian.
“Kush mund ta frymëzojë Italinë që ajo të kthehet te ditët e saj të lavdishme. E kush tjetër, veç Bufonit”, theksoi Del Piero, duke shtuar: “Shumëkush thotë se ai do të dalë në pension, por, ndoshta, ai mund të luajë edhe disa sezone të tjerë, pavarësisht nga mosha, duke pasur parasysh kualitetin e tij. Është e vështirë, kur ndodhin kartastrofa të tilla, por unë mendoj se duhet të ndryshojë qëndrimi i futbollistëve, i stafit drejtues dhe i federatës, kjo është imperative, sepse neve nuk duhet të na ndodhin më gjëra të tilla negative”, vuri në dukje ish-lojtari i përfaqësueses italiane.
Sfidanti.al