Përfaqësuesja e Italisë, mbas 60 vitesh, nuk do të jetë pjesë e një Kupe Bote që kësaj here do të zhvillohet në Rusi, duke filluar nga 15 qershori i ardhshëm, pasi, sikurse dihet, ajo e eliminua në fazën e “nokautit” nga Suedia. Që nga ky dështim, “axurët” akoma nuk kanë gjetur një “udhëheqës” të tyre të ri, me qëllim që ta kthejnë ekipin e vet në rrugët ngadhnjyese. Në opinionin publik italian, ka kohë që përmenden disa emria dhe, midis tyre, si kandidati më seioz duket Roberto Mançini, trajneri aktual i Zenitit të Shën Peterburg, që e ka pranuar publikisht se ai është i hapur për bisedimet përkatëse. Mbështetje Mançinit, këto ditë, i erdhi edhe nga ish-pjesëtari i përfaqësueses italiane Marko Materaci.
“Ne duhet të pajtohemi me faktin se Kupa e radhës e Botës do të zhvillohet pa Italinë, prandaj, duhet t’i fillojmë për t’u kthyer atje, ku ne e meritojmë, me një trajner të ri. Mançini? Ai ka bërë një hap përpara, por, tani, ai duhet të tregojë se vlen që të bëjë hapa të tjerë në karrierën e tij”, vuri në dukje Materaci.
Sfidanti.al