Gatuzo shuplakë  lojtarëve: Kur luani pa shpirt, kështu do të poshtëroheni!

Milani, për herë të dytë gjatë këtij sezoni, nuk arriti që ta mposhtë ekipin me autsajder (pa pretendime) të Serisë A, Benevento, dhe më tragjikja është se ekipi kuqezi u mund (0-1) në stadiumin e vet, “San Siro”, ndërkohë që 10 minutat e fundit ekipi vizitor luajti me 10 lojtarë. Është normale që tifozët e Milanit u zhgënjyen sa s’ka më, por akoma më shumë u zhgënjye trajneri Xhenaro Gatuzo, mbi zemrën e të cilit ra edhe pesha më e madhe e “gurit” të humbjes dhe që nuk i kurseu kritikat në adresë të futbollistëve të vet.

“Kur luani pa shpirt, kështu do të poshtëroheni. Sigurisht që përgjigjësia më e madhe bie mbi mua, por, kur bëjmë analizën e ndeshjes, të gjitha justifikimet ‘treten në ujë’. Kur luani kundër një ekipi si Benevento që luan një futboll të mirë, megjithëse ndodhet në fund të tabelës, ju nuk mund të luani pa shpirt dhe pa kurajë. Ne duhet t’u kërkojmë falje tifozëve, pasi mbajmë të veshur një bluzë prestigjioze dhe nuk na lejohet që të luajmë aq keq”, tha Gatuzo mjaft i zhgënjyer.

Sfidanti.al