Juventusi i 3 golave në Bernabeu, pse s’vajte në portën e Napolit

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, deklaroi se ekipi i tij me Napolin, ndaj të cilit humbi 0-1 në Torino, ndoshta, ka zhvilluar ndeshjen më të keqe gjatë të gjithë këtij sezoni.

“Kjo ishte një ndeshje e tmerrshme për të dy ekipet. Pothuajse nuk ka pati goditje në drejtim të të dyja portave. Ne patëm probleme gjatë të gjithë ndeshjes, ndërsa, në fund, lejuam që të pësonim gol mu në fund të saj. Tani, do të bëjmë një ditë pushim dhe do të nisim përgatitjet për ndeshjen me Interin që, me të vërtetë, do të mund ta vendosë fatin e kampionatit. Ne jemi akoma në krye, ndërkohë që neve na kanë mbetur edhe katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy jashtë. Napoli meriton lavdërime për fitoren, megjithëse as në lojën e tij nuk pati ndonjë bukuri të madhe”, vuri në dukje Alegri.

Mbas triumfit mbi Juventusit, Napoli tani ka një pikë me pak se Juvja lidere, kështu që në garën për titull pritet një “luftë për vdekje” në katër raundet e mbetur të Serisë A.

Sfidanti.al