AEK-u i Athinës është kampioni i ri i Greqisë që e fiton për herë të 12-të këtë titull në historinë e tij, por, të parin mbas një ndërprerjeje gati 25-vjeçare. Ky ekip i Athines mundi 2-0 Levadhjakosin, duke sigurar titullin në një nga kampionatet më kontravers që është zhvilluar në këtë vend ballkanik dhe që u ndërpre tri javë mbas trazirave që ndodhen në Selanik.Kjo falë harbimit të pronarit të PAOK-ut selanikas, Ivan Savidis, që e kërcënoi gjyqtarin e ndeshjes, duke pasur revole në brez, pikërisht, në ndeshjen derbi me AEK-un.
Mbas këtij incidenti, PAOK-u u dënua, ndërkohë që AEK-ut iu dha shansi që të vendosë në “kokën” e vet kurorën e kampionit dhe ta ndërpresë dominimin e rivalit të vet kryesor të qytetit, Olimpiakos, që e kishte fituar titullin e kampionit të vendit shtatë herë me radhë, ndërkohë që vetëm Panathinaikosi e ka ndërprerë këtë dominim më 2010, ashtu si edhe më 2004.
Kohët e arta të AEK-ut gjatë viteve 1992-1994 dhe tre titujt njëri mbas tjetrit, tani, po kthehen përsëri me këtë tiitull të parë kampioni në mileniumin e ri. Gëzimi në Athinë nuk po njeh kufi, duke qenë se grekët vazhdojnë ta festojnë me të madhe titullin e kampionit të vendit.
Sfidanti.al