Mario Baloteli, gjatë kësaj vere, u në lojtar i lirë, ndërkohë që media italiane shkruan se ky sulmues italian ka dëshirë që të luajë me Parmën e sapokthyer në Serinë A. Parma, në fakt, ishte pothuajse “e vdekur” mbas falimentimit të tij klubi dhe rënies së saj në ligën më të ulët italiane, por ajo bëri si bëri dhe tani, mbas disave viteve mungese, u kthye përsëri në kampionatin elitar italian.
Parma ka marrë disa lojtarë të rinj, me qëllim që të jetë në gjendje të konkurrojë në Serinë A dhe me siguri se ardhja eventuale e Mario Baloteli te “shitësit e qumshtit” do ta rrisë kualitetin e këtij ekipi.
Emri i Balotelit, në realitet, kohët e fundit, është lidhur me shumë klube, përfshi edhe të mëdhenj, madje, u tha se ai u bë gati të shkonte tek Olimpiku i Marsejës, por bisedimet dështuan. Kështu, tani, Baloteli do që të luajë me Parmën.
Sfidanti.al