Ronaldo, i pari në Europë me 400 gola në ligat kryesore

Lionel Mesi nuk është aspak larg, por gjithsesi, Kristiano u bë i pari. E ndihmoi padyshim edhe mosha që të arrinte “gurin kilometrik” madhështor të 400 golave shënuar në karrierë në kampionatet më të fortë të Europës. Kjo, pas rrjetës shënuar në portën e Xhenoas, në barazimin 1-1 në Torino, në takimin e vlefshëm për Serinë A.

Ronaldo ka 84 me Junajtidin, 311 me Realin dhe 5 me Juventusin, përkatësisht në Premier Ligë, La Liga dhe Serinë A. Mesi është ai që e ndjek më nga afër, duke qenë edhe 1.5 vjet më i vogël, ndërsa ka shënuar 390 gola, që të gjithë në La Liga me Barcelonën. Argjentinasi e ka arritur kuotën e tij në vetëm 427 ndeshje, ndërsa portugezit për 400 golat iu deshën 499 ndeshje.

Sfidanti.al