Mohamed Salah shumë shpejtë do të bëhet futbollist i ri i skuadrës së Liverpoolit.
Liverpool dhe Roma kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit, Mohamed Salah, shkruajnë mediat në Egjipt.
Lojtari këtë të martë do të jetë në Liverpool për të kryer testet mjekësore dhe më pas nënshkruar kontratë të re.
Liverpool për shërbimet e tij do të paguajë 45 milionë, pasi oferta prej 40 milionë eurosh ishte refuzuar më herët.
Salah kështu do të rikthehej në Premierligë, pas një kohë të pasuksesshme në Chelsea.