Roma nuk mund të pajtohet me faktin se nuk arriti që të sjellë në “Olimpiko” algjerianin Rijad Marez nga Lesteri Siti, kështu që ka përgatitur një plan të ri. Drejtori sportiv i “ujkonjës”, Monçi, tani, ka përgatitur një plan edhe më ambicioz dhe synon që të sjellë te Roma mesfushorin e Junajtidit, Huan Mata. Roma shpreson të luajë me kartën se Mata nuk do të ketë ndonjë minutazh të madh, sezonin e ardhshëm, nga ana e Murinjos.
Pritet që Pogbas t’i jepet një rol më ofensiv në mesfushë, ndërkohë që përforcimi i ri, Nemanja Matiç, do të ruajë “kurrizin” e tij nga mbrapa. Huan Matës do t’i duhet që që të luftojë për një vend në formacion me lojtarët e krahut, Mhitarian, Marsial dhe Rashford, duke pasur parasysh se Lukakut do t’i jepet roli i qendërsulmuesit.
Në këto kushte, Monçit i erdhi idea që të ofrojë 35 milionë euro për angazhimin e Huan Matës. Sidoqoftë, duhet të priten përgjigjet e Junajtidit dhe të vetë Matës.
Sfidanti.al