Dembele, lojtari 100 milionësh i radhës! Futbolli si “lavatriçe” parash?

Sulmuesi i Borusias së Dortmundit do të mund të bëhet pasuesi i brazilianit Nejmar te Barcelona, ndërkohë që katalonjasit janë gati që të paguajnë për të një “qindshe” të plotë… “Skaj Sporti” anglez bën të ditur se klubi barcelonas, tanimë, e ka piketuar zëvendësuesin për Nejmarin fenomenal dhe duket se ai quhet Osman Dembele.

Gjatë uikendit, edhe “Marka” spanjolle shkruante për këtë mundësi, pra, se ky futbollist i ri francez, mbas ndeshjes së Superkupës kundër Bajernit, ka marrë rrugën për në Katalonjë dhe se, shumë shpejt, do të bëhet edhe zyrtarizimi i kalimit të tij te klubi gjigant spanjoll që, sikurse thuhet jozyrtarisht, do të paguajë 100 milionë euro për firmën e Dembeles.

Në fakt, edhe para ndeshjes me bavarezët, Dembele pranoi se atij i pëlqen interesimi i Barcelonës. “E kam për nder që të jem në objektiv të Barcelonës. Cdo lojtar dëshiron që të luajë në atë klub. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, thotë sulmuesi 20-vjeçar i “milionerëve” të Dortmundit.

Sfidanti.al