Nuk e kishte aspak në plan që të largohej qoftë edhe përkohësisht tek futbolli. Antonio Konte fillimisht dëshironte të vazhdonte tek Interi i Milanos, ndërsa pasi u largua nga klubi zikaltër, provoi të bëhej trajner i Totenhemit (pse jo, edhe i Realit të Madridit). Asgjë nga këto nuk u realizua dhe italiani tashmë ka vendosur të mos lodhet për të gjetur punë tani afër, por dëshiron të pushojë. “Do të studioj”, – ka thënë ai, duke nënkuptuar me siguri aspektin profesional si trajner, apo ndoshta edhe ndonjë gjuhë të huaj. Nuk i dihet se çfarë ofron e ardhmja, ndërsa Konte ka punuar në Itali dhe Angli, ndërsa ende jo në Spanjë apo Gjermani. Ai doli kampion me Interin në Serinë A, duke i dhënë fund një pritjeje 10-vjeçare, por vendosi të mos vazhdonte aty për shkak të kufizimeve financiare që vendosi të bënte presidenti Stiven Çang.
Sfidanti.al