Vetëm pak ditë pas një fitoreje të shkëlqyer ndaj Juventusit në një ndeshje derbi, Milani u demoralizua, duke bërë një hap mbrapa, pasi u mund thellë, mbrëmë, 3-0 nga Xhenova. Motivimi i Milanit në ndeshjen me Juven ishte në një nivel për t’u pasur zili, pavarësisht nga fitorja minimale, por, megjithatë, gjithça ra në ujë pas humbjes së thellë nga Xhenova. Duhet të theksohet se Milani, tani, nuk po tregon më atë lojë konstante që e dallonte atë më parë, dhe ky është, aktualisht, problemi kryesor i tij. Kështu që Vinçenco Montelës, tani, do t’i duhet që të punojë në aspektin e lojës konstante, duke qenë se ky element është kyç për Milanin që të arrijë një rezultat final të mirë në këtë sezon dhe të mund të marrë pjesë në konkurrimet evropiane.