Presidenti i Romës i kërkon falje Milanit, helmi shnderrohet ne sheqer… 

Duke qenë se, pak ditë më parë, presidenti i klubit të Romës, Xhim Palota, deklaroi se ai kishte dyshime rreth rregullsisë financiare të administrimit të Milanit,, ai ndryshoi qëndrim dhe kërkoi falje për deklaratën e tij. Palota e vuri në pikëpyetje situatën financiare të klubit të Milanit, duke pretenduar se ky klub po i anashkalon rregullat e fair play-t  financiar.

Drejtori sportiv i Milanit, Marko Fasone, në një konferencë shtypi, deklaroi se ishte habitur nga deklarata e çuditshme e Palotës. “I dashur Palota, ne jemi gati që t’i vëmë në dispozicion dokumentet financire tonat dhe të bëjmë krahasimin e tyre me dokumentet e klubit tuaj”, deklaroi Fasone. Por, disa orë më vonë, presidenti i Romës deklaroi: “Kërkoj falje, nëse jam mbështetur në një informacion të gabuar. Unë shqetësohem shumë për futbollin italian dhe shpresoj se çdo klub do të kontribuojë për forcimin e ligës sonë përmes një veprimtarie të rregullt e të përgjegjshme. U uroj pronarëve të rinj të Milanit më të mirën, ndërsa shpresoj se udhëheqja e tijdo të punojë bashkë me klubet e tjerë për forcimin e Serisë A”, deklaroi Palota.

Sfidanti.al