Premtimi i Edin Xhekos: Dua të çoj Romën drejt titullit

Dua të udhëheq Romën drejt titullit kampion në Serinë A dhe kam edhe 2 vjet kohë në dispozicion-kjo është fraza më domëthënëse e intervistës së Edin Xhekos për revistën gjermane ‘Kicker’-viti im i parë në Serinë A ishte i vështirë, por nuk nuk jam nga ata heq dorë lehtë nga dicka. Tifozët këtu janë fanatikë dhe futbolli ka një rëndësi të tepruar’

Xheko analizoi në mënyrë të vecantë sezonin e tij të parë të verdhekuqtë.

‘Në vitin e parë gjërat nuk shkuan mirë sepse kur isha te Mançester Citi gjatë përgatitjeve të verës nuk më aktivizonin duke ditur se unë do të largohesha-vijoi Xheko-fizikisht nuk isha në formën më optimale dhe mosshënimi i golave të rëndon në aspektin psikologjik. Duhej të përshtatesha me Serinë A. Sezoni i parë ishte ai i mësimit të gjërave. Sot në futboll cdo gjë shihet bardhezi; nëse Mesi apo Ronaldo nuk shënojnë në dy ndeshje flitet për krizë. Nuk jemi robotë, mund të bëjmë mirë, por ndonjëherë jo dhe aq’

Rendimenti i Xhekos është rritur si për të gëzuar tifozët romanistë , ashtu sikurse edhe ambientimi. ‘Është e vështtirë të kalosh pa u vënë re-tha Xheko-nëse dikush më sheh kur jam duke darkuar shpërthen kaosi dhe 100 vetë më kërkojnë autograf. Kur mundem, evitoj të shkoj në qtytet. Por këtu jetohet mirë, unë dhe familja ime jemi mirë’

Ditët  e fundit në Romë është  ndezur armosfera për shkak të derbit me Lazion që është në fundjavë.

‘Të shtunën kemi ndeshjen derbi, për atë që nuk e përjeton është e vështirë ta kuptojë-tha Xheko-nëse fiton, për tifozët jeta është më e bukur. Më në fund protestat e tifozëve kanë përfunduar kështu që ky derbi do të jetë më i nxehtë. Sfida të tilla me stadium gjysmë të boshatisur janë të trishtuara’.

Sfidanti.al