Pirlo qorton Ronaldon: Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin!

Portugezi nuk kaloi pa një “dush” edhe pse miqësor pas gabimit që bëri në ndeshjen me Parmën. Trajneri i tij, Andrea Pirlo, nuk u ndje mirë që numri 7 gaboi përsëri në murin përballë një goditjeje dënimi duke sjellë golin e miqve. “E luajtëm ndeshjen siç duhet, – tha Pirlo, – por, nuk ishte e lehtë pas humbjes në Bergamo. Në pjesën e dytë ishim më mirë, por rëndësi kanë 3 pikët. Sa për Kristianon, ndodh që çdo lojtar të gabojë. Lojtari vlerësohet në kompleks, janë episode që nuk duhet të ndodhin, por për fat të keq ndodhin”.

Gjithsesi, vlerësimi në kompleks për portugezin nuk ishte i mirë, pasi “La Gazeta delo Sport” i vendosi notën 5, më të keqen në fushë. Për mediat rëndësi pati fitorja e kampionëve.  “Fiton Juvja tjetër”, titullon “Il Korriere delo Sporti”! CR7 e Dibala mbeten “thatë”, Pirlo mund Parmën me mbrojtësit! Interi ndalet nga Specia në 1-1! Pirlo: Presioni është i pashmangshëm! “La Gazeta delo Sport” merret më shumë me fatin e presidentit Andrea Anjeli, që cilësohet si krejtësisht i vetmuar në Itali pas dështimit të Superligës së Europës! Një titull i vogël edhe për fitoren me Parmën: Pirlo ngrihet në këmbë me Aleks Sandron!”

Sfidanti.al