Opinioni në Itali: Juventusin s’e shpëtojnë dot as Guardiola e Klopi!

Masimiliano Alegri vërtet ka faj, por jo për gjithçka. Trajneri i njohur italian mund të akuzohet për stilin e lojës që praktikon tek Juventusi, por “Zonja e Vjetër” është sot në atë “derexhe” saqë nuk i bën dot punë askush. Tre vjet eksperimente, me Sarrin, Pirlon e tani sërish me Alegrin, goditja nga Kovidi me qindra milionë euro humbje, dhe kaosi në strategji kanë bërë që skuadra gjigande europiane të mos ketë një identitet fituesi. “Jo personalitet, jo cilësi” thonë në Itali, siç thekson gazetari Alvize Kanjaco (Cagnazzo) në shkrimin e tij për “Deili Meilin” britanik. “Betankuri dhe Rabio janë “Olio dhe Stelio” të ekipit në kuptimin negativ, – shkruan ai, – qendërsulmuesi Morata po shënon më pak se mbrojtësi Bonuçi. Askush nuk po mbulon “gropën” e lënë hapur nga Ronaldo. As vetë Pep Guardiola apo Jurgen Klopi nuk mund ta shpëtojnë Juventusin sot”.

Sfidanti.al