Me shumë mungesa, por Liverpuli mban ritmin e fitoreve në Champions

Vetëm Ajaksi i Amsterdamit ka po kaq suksese, 5, duke mos njohur asnjë barazim dhe asnjë humbje. i tillë Liverpuli i Jurgen Klopit edhe pse është në një grup shumë të vështirë me Atletikon e Madridit, Milanin dhe Porton. Fitorja 2-0 ndaj portugezëve u arrit falë rrjetave të Tiago Alkantarës dhe Salahut, ndërsa ekipi pati shumë ndryshime, siç do ta lexoni më poshtë. Pjesa e parë ishte tepër e vështirë pikërisht për këtë arsye, por pas pushimit të kuqtë ishin tjetër gjë dhe dominuan. Imagjinoni, gjuajtjet në portë ishin 5-1. Liverpuli ka 15 pikë me golaverazhin 15-5, duke pasur më shumë pikë sesa të treja skuadrat e tjera të grupit të marra së bashku. Goli i Tiagos ishte i shkëlqyer, Salah arriti në 17 rrjeta këtë sezon, ndërsa Klopi hodhi në fushë të 19-vjeçarit Tajlër Morton.

Liverpuli: Alison, Uilliams, Konate, Matip, Cimikas (Robertson), Morton, Tiago Alkantara (Henderson), Okslejd-Çembërlen (Milner), Salah (Fabinjo), Minamino, Mane (Origi). Tr. Klop

Sfidanti.al