Të shtunën pasdite vonë ishte në fushë, në suksesin ndaj Lacios, por Kristiano Ronaldo nuk është nga ata që pëlqen pushimin, të paktën jo atë absolut. Të dielën, ai i përshëndeti tifozët e tij që nga palestra, ku po ushtrohej për të mbajtur trupin sa më shumë në formë sportive.
“Të dielë të mbarë të gjithëve”, ishte thënia që shoqëroi foton e postuar në Instagram, ndërsa premtimi i heshtur i CR7-ës është se do të shënojë sa më shpejt golin e parë (dhe pastaj edhe të tjerë) për Juventusin. Etika e punës e portugezit njihej që nga koha e Mançester Junajtidit, dhe pastaj e Realit, ndaj nuk ka çudi që kjo ndodh në Torino, edhe pse sot ai është 33 vjeç.
Sfidanti.al