Pike i pamëshirshëm: Ky është turp dhe duam ta shesim futbollin tonë

Zherar Pike, në ndeshjen kundër Valadolidit, kremtoi një jubile të veçantë tij, pasi ajo ishte ndeshja e tij e 300-të me bluzën e Barcelonës. Klubi katalonjas arriti që t’ia zbukurojë atij këtë ditë, duke fituar 1-0, por, sidoqoftë, ky triumf u shënua nga një situatë e diskutueshme, të cilën e zgjidhi sistemi VAR. Pikërisht, Valadolidi barazoi 1-1, por, mbasi gjyqtarët panë videon, doli se bëhej fjalë për një situatë ofsajdi dhe goli u anulua me të drejtë. Një zgjidhje e tillë e kënaqi Barcelonën që arriti fitoren e dytë në La Liga, por mjaft i pakënaqur mbeti mbrojtësi i Barcelonës, Zherar Pike, që u skandalizua nga gjendja e keqe e fushës në stadiumin “Zorilja”.
“Kjo ishte një ndeshje, ku rolin kryesor e luajti fusha. Nëse ne duam që ta shesim futbollin tonë, duke i çuar ndeshjet në SHBA, fillimisht, ne duhet të shohim sesi i kemi punët brenda vendit tonë. Ky ishte me të vërtetë një turp i madh. A mund të luhet futboll në një fushë të punuar? Çudi e madhe sesi nuk u dëmtua asnjeri. Me të vërtetë, një tup i madh”, deklaroi Pike.
Sfidanti.al