Kristiano Ronaldo, mbas dy ndeshjesh të zhvilluara në Serinë A, po konstaton se futbolli itaian është më i vështirsë sa ai spanjoll. Futbollisti porugez po luan mirë, por, duke qenë se të gjithë janë mësuar që ai të mbushë rrjetat me gola, tifozët këtë presin nga ai. Lojën e Ronaldos mbas dy ndeshjeve e komentoi edhe trajneri i Juves, Masimo Alegri:
“Futbolli italian është krejtësisht ndryshe nga futbolli spanjoll. Ronaldo këtë e kupton mirë dhe unë mendoj se ai gradualisht po përshtatet. Ai është një njeri modest dhe unë jam i kënaqur nga ndikimi që ka ai te loja jonë”, deklaroi Alegri.
Sfidanti.al