Juventusi dhe Interi nuk mund të jenë në krye në klasifikimin e tij që bazohet më shumë sesa tek pikët e fituara, tek loja ofensive dhe kombinative në fushë. Arrigo Saki mbetet trajneri i futbollit total, si dikur ai holandez dhe i Milanit të tij. Për këtë arsye, ai sot lumturohet nga lojërat e Napolit dhe të Milanit, dhe jo thjesht se këto ekipe janë në krye të renditjes së Serisë A. Madje, Saki është më shumë i lumtur që pikërisht këto dy skuadrat janë në krye. “I them bravo Luçiano Spaletit, që ka krijuar një ekip sulmues dhe që ndodhet në krye, – thotë Saki, – Napoli është kënaqësi. Gjithsesi, shumë bravo (bravisimo) për Stefano Piolin që e ka rritur Milanin dhe e ka bërë pretendent për titull, dhe një nga ekipet më të mirë në Itali, siç e tregoi me Atalantën”. Po Juventusi e Interi? “Janë ekipe shumë mbrojtëse”, – është sentence e Arrigo Sakit.
Sfidanti.al