Mund të luajë me 4-3-3. Ky është mendimi i Stefano Piolit në ndeshjen e parë të tij në drejtim të Interit, ndeshje që ka qëlluar pikërisht derbi ndaj Milanit. Mediat në Itali shkruajnë se trajneri synon të arrijë fitoren duke luajtur mirë, dhe se ndryshimet në krahasim me Frank De Burin do të jenë të ndjeshme. Pioli mendon që më shumë nevojë për t’u “prekur” është mesfusha ku i vetmi që e ka postin të sigurt është Zhoao Mario. Portugezi është parë të organizojë lojën në stërvitje, duke pasur në krah Brozoviçin dhe Kondogbian. Për habi, duket se Banega është më pak i preferuar për trajnerin e ri, ndërsa Kondogbia mund të përfundojë në stol pasi titullar mund të jetë Medel, i kthyer vonë nga ndeshja me kombëtaren.
Sulmi është reparti tjetër ku vihet theksi. Qendërsulmues nuk mund të jetë tjetër përveçse Mauro Ikardi, ndërsa pranë tij do të luajnë edhe Kandreva në të djathtë, dhe në të majtë Pioli duhet të zgjedhë mes Perishiçit dhe Ederit. Mendohe që Pioli do t’i japë fund dyshimeve vetëm në orët e fundit përpara ndeshjes së të dielës në mbrëmje.