Pjesëtari shumëvjeçar i ekipit përfaqësues të Hungarisë, Gabor Kirali, ka vendosur që t’i japë fund, më në fund, karrierës së tij profesioniste dhe, sikurse deklaroi edhe ai vetë, ndeshja që ai zhvilloi, si portier me ekipin hungarez ndaj Suedisë, ishte e fundit me përfaqësuesen e vendit të tij.
Pas 18 vitesh dhe 108 ndeshjesh, i veshur me tutat e tij karakteristike që nuk i ka hequr kurrë, kur ka luajtur në fushë, dhe me bluzën e Hungarisë, Gabor Kirali, mbi 40 vjeç, ishte lojtari me moshë më të madhe në
Kampionatin e fundit Eropian që u zhvillua, këtë verë, në Francë. “Jam i lumtur, krenar dhe plot emocione që po largohem nga futbollit profesionist. Plot 18 vite, kam mbrojtur portën e Hungarisë dhe, gjithnjë, kam dhënë gjithçka nga vetja. Ne arritëm që të kualifikohemi për në Kampionatin Evropian, luajtëm mirë në Francë dhe, tani, ka ardhur koha për më të rinjtë”, tha Kirali.