Ka ndodhur të shtunën e kaluar dhe ka tronditur Europën. Huliganë francezë dhe holandezë u përleshën në rrethinat e Roterdamit, në një “ndeshje” të caktuar që më parë, revansh i një sherri të rëndë të vitit 2006! Siç e tregon fotoja, dy grupet e tifozëve rrugaçë kishin zgjedhur një zoën pyjore pranë qytetit të madh holandez, ndërsa kishin për të larë një hak që nga koha kur Nansi e Francës u ndesh me Fejënordin e Holandës në Kupën e dikurshme UEFA (sot Liga e Europës), dhe gjithçka përfundoi me përjashtimin e skuadrës holandeze nga kompeticioni, pavarësisht nga kualifikimi.
Ndeshja atëherë u luajt në Francë dhe 19 tifozët holandezë donin të merrnin hak, por francezët kishin realizuar një mashtrim. Në ndihmë të tifozëve të Nansit kishin ardhur edhe huliganë të Strasburgut, duke i nxjerrë holandezët në inferioritet numerik, 19 ndaj 24. Ishte e pritshme që francezët të shpallnin fitoren pas rreth 1 minute grushtash e shkelmash të ndërsjelltë. Fatkeqësi e vërtetë që ka tronditu kontinentin, dhe që tregon se edhe në Europën e qytetëruar të racionalitetit të Dekartit ekzistojnë njerëz kaq irracionalë dhe të rrezikshëm.