Spanjollët ia kthejnë Vardit me festimin e golit “Mannequin challenge”

Spanjollët ishin në disavantazh 0-2 në Uembili, kur sulmuesi Xhejm Vardi shënoi golin e dytë, në fillim të pjesës së dytë, duke e festuar golin bashkë me shokët e tij të ekipit sipas stilit “Mannequin challenge” që është një hit i ri në fushat e futbollit e gjetkë në sportin botëror, kur të gjithë “ngrijnë” në vend, për një moment, si manekinë, me qëllim që “ta përjetësojnë” momentin…

Kështu që Vardi dhe shokët e “përjetësuan” momentin e golit, por, në fund, erdhën “pesë e minutat” e spanjollëve, kur Aspasi e uli rezultatin në 1-2, ndërsa Isko, në min. e 6-të të shtesës së gjyqtarit, e barazoi atë në 2-2 dhe, kështu që u erdhi radha spanjollëve që t’ua kthenin Vardit dhe shokëve të tij festimin e golit sipas stilit “Mannequin challenge”, megjithëse ata e bënë këtë në dhomën e tyre të zhveshjes.