Napoli, tifozët ‘i shpallin luftë’ De Laurentis; gati plani për skualifikimin e San Paolos

Tifozët e Napolit i shpallin luftë Aurelio De Laurentiis dhe kanë marrë një sërë masash që do të dëmtojnë klubin. Për ndeshjen me Fiorentinën është parashikuar që të pranishëm në stadium të jenë vetëm 20 mijë persona, por ato që shqetësojnë më shumë janë zërat që flasin për një skenar të frikshëm për stadiumin San Paolos.

Sipas këtyre zërave, tifozët e Napolit kanë vendosut që të zhvillojnë një protestë kur të jetë ndeshja me Liverpulin në 3 tetor në Ligën e kampioneve në mënyrë që  klubi të ndëshkohet rëndë ekonomikisht, ndërsa San Paolo të skualifikohet. por jo vetëm kaq, shqetësim më vete janë edhe tifozët e L:iverpulit që do të vijnë në Napoli, kështu që mbrëmja në San Paolo pritet të jetë gjithcka përvecse një feste sportive.

Polemikat mes tifozëve dhe presidentit De Laurentiis kanë shpërthyer prej kohësg, por kulmin e arritën pas lajmit për blerjen e klubit të Barit nga ana e tij. një tjetër aspekt që ka cuar në këtë ‘luftë’ mes tifozerisë dhe presidentit të Napolit, është edhe cmimi i lartë i biletës në 6 sektorë popullorë të stadiumirt(35 euro) dhe për këtë arsye, San paolo në ndeshjen ndaj Fiorentinës do të jetë praktikisht bosh.

sfidanti.al