Lester Siti i Premier Ligës angleze i ka hedhur poshtë, disa herë, ofertat e Romës për një nga lojtarët e vet më të mirë, Riad Marez, kështu që drejtori sportiv i “ujkonjës”, Monçi, e humbi durimin dhe i bëri një kërkesë ultimative klubit anglez të lartpërmendur. Monçi i vuri një afat, deri më 15 gusht, kryesisë së Lesterit që t’i përgjigjet ofertës së fundit prej 35 milionë eurosh, pasi, në të kundërt, Roma do t’i ndërpresë bisedimet dhe do të kërkojë opsione të tjera.
Vetë Marezi, në disa raste, ka bërë të ditur se është i interesuare që të largohet për në “Olimpiko”. Megjithatë, ai nuk mund të hyjë në bisedime me Romën, nëse të dy klubet nuk merren vesh për “zhdëmtimin” e tij.
Sfidanti.al