Vincenzo Montella ka thënë se shkuarja me vonesë në Doha nuk është justifikim nëse humbasin nga Juventus.
Milan dhe Juventus do të luajnë për Superkupën e Italisë në Doha të Katarit, ku Milan për shkak të problemeve me aeroplan ka shkuar një ditë më vonesë,
Por, ky nuk është një justifikim për trajnerin Vincenzo Montella, i cili tha se është shumë i lumtur që do të luajnë këtë ndeshje.
“Ka pasur një keqkuptim, por kjo ka shkuar tashmë dhe nuk ka justifikime. Ne jemi entuziastë që do të luajmë një ndeshje kaq të rëndësishme në Doha”, tha Montella gjatë konferencës për media.