Është zyrtare; Milani do të luajë pa Gonzalo Higuain në ndeshjen e kësaj të diele ndaj lazios. Sulmuesi kuqezi u dënua me dy ndeshje pezullim pas asaj që ndodhi në përballjen me Juventusin ku ai mori kartonin e kuq me Milanin që e apeloi këtë vendim për dënimin e tij.
Por Komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit e refuzoi apelin e klubit milanez duke lënë në fuqi dënimin me 2 ndeshje pezullim të sulmuesit argjentinas. Edhe vetë Higuain ndërhyri në këtë cështje duke i qëndruar versionit të tij të fakteve, por nuk solli asnjë ndryshim, ndërkohë që u kërkua edhe njëherë që të dëgjohej arbitri i sfidës, Mazzoleni. Kjo do të thotë se Higuain nuk do të luajë ndaj Lazios, ndërkohë që do të humbasë edhe sfidën me Parmën.
sfidanti.al