‘Shpresoj me gjithë zemër që të vazhdosh të shënosh gola të tjerë me Napolin-Ky është mesazhi i dhënë nga Diego Armando Maradona nëpërmjet rrjeteve sociale në drejtim të Dris Mertens i cili në ndeshjen me Frozinonen shënoi golin e tij të 81 me fanelën e Napolit duke barazuar El Pibe De Oros.
Sigurisht urimi i një legjende si Maradona padyshim i ka bërë familjarët e mertens të ndihen krenarë dhe këtë e shpreh edhe babai i futbollistit.
‘Mendoj se rekordi i Dris është i rëndësishëm, por jemi të nderuar që barazuam Maradonën-tha Herman Mertens i cili foli edhe për raportet me trajnerin e Napolit-kemi marrëdhënie të mira me Ancelottin. Shpresoj që Dris të qëndrojë te kjo skuadër të paktën edhe për nje vit tjetër. Në këtë moment ai ka një tjetër objektiv, të arrijë Hamshik për të lënë gjurmë në historinë e Napolit’
sfidanti.al