Operacioni “Fshesa”, vërtet Zidan do të largojë 13 lojtarë nga Reali?!

Duket si një film fantashkence, dhe ndoshta nuk do të ndodhë, por mediat janë mbushur plot me lajmet e “operacionit fshesa” në “Santiago Bernabeu”. Që Zinedin Zidan nuk është aspak i lumtur në Madrid, për momentin, kjo është e qartë, por që të arrijë deri në nëj spastrim të tillë, duhet më shumë sesa thjesht zemërimi nga humbja në fushën e Rajo Vajekanos.

Emrat që jepen si të “skarcuar” nga trajneri i Realit janë këta: Kurtua, Naço, Vajeho, Regilon, Kasemiro, Sebajos, Jorente, Valverde, Kros, Modriç, Asensio (nëse ka ofertë të madhe), Isko, Diaz, Bejl. E qartë është se në verë do të ketë largime të shumta, dhe disa prej tyre si Isko, Bejl apo Modriç janë thënë edhe më herët, dy të parët sepse Zidani nuk i pëlqen, dhe kroati sepse është i madh në moshë.

Pritet që trajneri “merenges” të shpenzojë shumë për të financuar afrimin e lojtarëve të tjerë. Flitet se do të ketë në dispozicion 500 milionë euro, nga të cilat 100 milionë do të vijnë nga transferimi i mundshëm i Bejlit, por ndoshta edhe nga ai i Asensios. Disa lojtarë si Kurtua, Kasemiro apo Kros gjithashtu mund të sjellin të ardhura. Besohet se Zidan kërkon të tillë si Hazar apo Pogba, ndërsa nuk është e sigurt nëse mund të merren Mbape apo Nejmar. Francezi pëlqen edhe mbrojtësin e Benfikës, Ferro, si dhe sulmuesin po të Benfikës, Zhoao Feliks, ndërsa ka marrë mbrojtësin e Portos, Militao.

Sfidanti.al