Maldini: Nëse do të largohesha nga Milani, do ta bëja vetëm për një ekip

Paolo Maldini, gjatë 24 orëve të fundit, ka qenë mjaft aktual, për shkak të një interviste që i ka dhënë RMC-së, ku ai ka folur për tema mjaft interesante dhe një nga ato ka të bëjë me karrierën e tij të jashtëzakonshme futbollistike, e cila ka qenë përqëndruar vetëm në një ekip,Milan. Maldini i papërsëritshëm të gjithë karrierën e tij si lojtar ia kushtoi Milanit, ku arriti që të fitoi gjithçka që mund të fitohej, ndërkohë që atij iu bë edhe pyetja, nëse kishte menduar seriozisht ai, ndonjëherë, që të largohej nga Milani.

Maldini nuk e fshehu se, në disa raste, është ndodhur para tundimit që të largohej, për shkak të ofertave atraktive, të ardhura nga klube të ndryshëm, por, sidoqoftë, sikurse thotë ai, ai ka menduar seriozisht që të largohej nga Milani vetëm për te një klub. “Nëse do të duhej që të largohesha për te ndonjë klub tjetër, ai ka qenë Reali i Madridit që është klubi më i ngjajshëm me Milanin, për nga madhështia”, u përgjigj qartë dhe shkurt Maldini pyetjes së një gazetari.

Sfidanti.al