“Luksi” I Peruxhias, shkarkon një kampion bote, vjen një tjetër

Alesandro Nesta u largua nga funksioni i trajnerit të Peruxhis së Serbisë B, pasi klubi në fjalë dhe trajneri i ri vendosën me pëlqim të përbashkët që ta ndërprisnin bashkëpunimin.

Peruxhia u mund 4-1 në Veronë, kështu që kryesia e këtij klubi vendosi ta ndërpriste bashkëpunimin me kampionin e botës të vitit 2006.

“Unë i falenderoj klubin, lojtarët dhe tifozët që na kanë mbështetur neve vazhdimisht. Kam kaluar këtu momente mjaft të bukura dhe unë gjithnjë do ta ndjej Peruxhian si shtëpinë time”, shkroi Nesta në rrjetet sociale.

Ka shumë mundësi që pasues i Nestës në stolin e drejtimit të Peruxhias të jetë një kampion tjetër i botës i vitit 2006, Masimo Odo.

Sfidanti.al