Leao shënoi më të shpejtin, por goli më i vonshëm në Serinë A është në minutën e 103-të!

Këtë të diel u vendos një rekord i ri për shpejtësinë e shënimit të golit në kampionatin italian. Rafael Leao shënoi duke ndaluar kronometrin në 6 sekonda e 76 të qindat për Milanin ndaj Sasuolos, ndërsa në Apenine kanë nisur të hapin librin e statistikave dhe rekordeve. Daniel Çofani është rekordmeni i golit më të vonshëm. Futbollisti italian shënoi në minutën e 103-të me penallti në ndeshjen Frozinone-Parma në 3 prill të vitit të kaluar duke i dhënë fitoren 3-2 ekipit të tij. U luajt 103 minuta për vonesa të ndryshme, dhe për momentin ky është rekordi në elitën e futbollit italian.

Përsa i përket moshës, lojtari më i ri që ka shënuar në Serinë A mbetet Amedeo Amadei i Romës në moshën 15 vjeç e 287 ditë në sezonin 1936-1937. Më i vjetri ndërkaq është Alesandro Kostakurta, ish-mbrojtësi i Milanit që ia doli në moshën 41 vjeç e 25 ditë në 2006-2007. Nuk dihet nëse Ibrahimoviç do të luajë aq gjatë, dhe do të mbetet në Itali për ta thyer.

Sfidanti.al