Lorenzo Insigne bën mea culpa dhe kërkon të shohë përpara. Një javë pas ndëshkimit më karton të kuq në San Siro në ndeshjen ndaj Interit që i kushtoi skualifikimin në ndeshjen me Lazion, fantazisti i Napolit, iu rikthye episodit gjatë prezantimit të kalendarit të vitit 2021 të napoletanëve.
‘Mbeta keq që e lashë skuadrën me 10 lojtarë-tha Insigne-një kapiten nuk duhet të bëjë një gjë të tillë. Më vjen keq sepse tranjeri nuk kishte shumë lojtarë në sulm dhe kishte lojtarë të tjerë të dëmtuar, por tani shohim përpara dhe mendojmë për ndeshjen ë së mërkurës që është e rëndësishme. Duhet të marrim 3 pikës pas këtyre humbjeve’,
Sfidanti.al