Ky Juventus është imazhi më i madh i Italisë moderne në Instagram!

Ishte synimi që kur u mor Kristiano Ronaldo, dhe duket se plani po realizohet me ritme të shpejta. Përtej problemeve me koronavirusin, në rrjetet sociale vazhdon përparimi dhe Juventusi është bërë sot marka më e shquar dhë më e ndjekur italiane në Instagram. Me 40.5 milionë ndjekës, është emri me ndjekësit më të shumtë, duke kaluar kompaninë e luksit, “Guçi”. Po flasim për një shtet, që ndoshta nuk ka fuqinë ekonomike dhe inovative të një Amerike, Kine, Gjermanie apo Japonie, por që ka prodhimet e luksit, që nga makinat e veshjet, arkitekturën e urbanistikën, kuzhinën dhe klimën. Juventusi i Ronaldos, i Dibalës, i Bufonit, Bonuçit, Kielinit, De Ligtit, Higuainit, Dagllas Kostës dhe padyshim edhe i Mauricio Sarrit, si dhe i Andrea Anjelit e Pavel Nedvedit. “Guçi” ka 40.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa Juvja duket se do të vazhdojë të rritet për t’u transformuar në një markë edhe më shumë globale.

Sfidanti.al