Kujdes me euforinë Higuain, mos krahaso Juven me Realin

Gonzalo Higuain është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, por për të arritur deri këtu, ai ka luajtur edhe me një klub të madh si  Reali.. Bomberi argjentinas madje në një intervistë në emisionin radiofonik “El Transistor”, në “Onda Cero” është shprehur se skuadra aktuale Jvuentus, është shumë e ngjashme me “galaktikët”.

“Juventus dhe Reali. Madrid janë të ngjashëm për mënyrën si arrijnë të sukseset. Kur erdha te Juve mu kujtuan ditët e para te Reali.. Menjëherë ata të mësojnë si të jesh i suksesshëm. Janë klube që e kanë fitoren në gjak, por ka një ndryshim të madh… Në Torino tifozët janë më të dashur me ekipin dhe nuk e kontestojnë kurrë, ndryshe nga çfarë ndodh te Reali nëse nuk fitohet një ndeshje në Bernabeu.”

Më pas ai u ndal dhe te shoku i skuadrës Dybala. “Është i ri vetëm 23 vjeç dhe ka një rrugë të gjatë përpara për t’u rritur. Është në rrugën e duhur për të bërë një rritje të madhe në karrierë. Ai e di këtë gjë që duhet ta demostrojë pasi është një fenomen