Mendon se Interi është ende peshë disi e lehtë kur vjen puna tek zyrat ku përcaktohen drejtuesit e garave. Antonio Konte është i tillë, nuk di ta mbajë pas buzëve atë që mendon, e thotë dhe shpesh krijon polemika. Këtë herë deklaron se “klubi ynë duhet të ndihet më shumë kur vjen puna për arbitrat”. Jemi në fillim të sezonit të Serisë A, por duket se trajnerit zikaltër po i ngrihen nervat që tani. “Unë nuk kam komentuar kurrë, por duhet trokitur aty ku duhet, – vazhdon ai, – nuk është mirë që të ekspozohet gjithnjë trajneri”.
Ndaj Parmës nuk luan Romelu Lukaku që pati një problem në Europë, ndërsa Interi po përpiqet ta ketë gati belgun për Realin. Mos do të luajë Aleksis Sançez? “Nuk është ende gati”, – thotë Konte, dhe gazetat shkruajnë se kjo është një tërheqje veshi për sulmuesin kilen. Ndërkaq, tekniku shprehet i kënaqur me Vidalin apo Brozoviçin.
Sfidanti.al