Ai dëshiron gjithnjë të fitojë, por përvoja e ka mësuar se në futboll ka edhe humbje. E tillë ishte ajo e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë me Napolin, madje në “San Siro”, diçka që nuk i lejon Interit të cilësohet favorit. Gjithsesi, trajneri Antonio Konte nuk duket se është dëshpëruar shumë, as nuk ka kritika për lojtarët e tij. “Ne vuajtëm lodhjen në derbi, – u shpreh ai, – kjo ishte gjëja kryesore që ndikoi. Ishim të lodhur dhe nuk ishim në gjendje të fitonim situatat një kundër një”.
Madje, për Konten, Interi nuk meritoi të humbistë për lojën që bëri, ndërsa Napoli kishte ardhur në “San Siro” për të luajtur “bunker”. “Napoli u mbyll mirë, – ishin fjalët e tij, – shumë mbrojtës, deri edhe Mertensi që mbulonte Brozoviçin. Patëm rastet tona, dhe nuk do të kishim vjedhur asgjë nëse ndeshja do të kishte përfunduar në barazim. Jam i lumtur për Eriksenin, pasi ka cilësi të jashtëzakonshme”.
Sfidanti.al